Dueli mes Tiranës dhe Erzenit mbylli siparin e javës së 9-të të Superiores, e cila përkon edhe me mbylljen e fazës së parë. Të shumta ishin surprizat në këtë javë, teksa “ligjin” e bënë skuadrat mike. Erzeni, Laçi, Egnatia dhe Partizani morën 3 pikë të arta në transfertë, ndërkohë që detyrën në shtëpi e bëri vetëm Vllaznia në duelin ndaj Bylisit.

Pas 9 javësh kampionat, renditja kryesohet nga Partizani me 19 pikë, 4 më shumë se Erzeni dhe Tirana që renditen në vendin e dytë. Në ndjekje të kryesuesve është vënë edhe Vllaznia, me 14 pikë në 9 ndeshje. Fitorja e djeshme ndaj Bylisit i ka bere shume pune shkodraneve te cilet kane korigjuar shume gjera ne renditje me kete trepikesh.

Ndërkohë që në vendin e 5-të renditet Egnatia me 12 pikë. Rrogozhinasit kanë 1 pikë më shumë se Kukësi dhe Bylisi. Tabela mbyllet nga Teuta me 7 pikë. Në vend të parafundit është Laçi me 8 pikë, ndërkohë që Kastrioti është pozicionuar në vendin e 8-të me 10 pikë.

Me 14 pike, Vllaznia do te mundohet qe te shfrytezoje ne maksimum kalendarin e favorshem qe i ofron faza e dyte e kampionatit, per t’u ngjitur edhe me lart ne renditje dhe per te mos iu larguar shume kreut.

Renditja pas fazes se pare

1. Partizani 19 pikë

2. Erzeni 15 pikë

3. Tirana 15 pikë

4. Vllaznia 14 pikë

5. Egnatia 12 pikë

6. Kukësi 11 pikë

7. Bylis 11 pikë

8. Kastrioti 10 pikë

9. Laçi 8 pikë

10.Teuta 7 pikë