Eshte mbyllur ne barazim 1-1 pjesa e pare ne mes Vllaznise dhe Skenderbeut e cila po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Boriçi”. Te paret qe kane kaluar ne avantazh kane qene korçaret me ane te Berishes por vetem pas dy minutash ka ardhur goli i barazimit shenuar nga Shehi pas nje goditje nga kendi.
Nje 45 minutesh pergjithesisht i dominuar nga shkodranet, por miqte nderkohe treguan se kishin ardhur per t’u mbrojtur me shume forca dhe per te shfrytezuar ndonje gabim te vendasve.
3′ Marku provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
6′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Zguron që shkarkon të majtën nga jashtë zonës, topi shkon ngjitur me traversën e Zogoviç.
15′ Më këmbëngulse Vllaznia në këto momente. Shkodranët ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e korçarëve, mbrojnë mirë korçarët.
22′ Pranë golit Vllaznia me Ardit Hoxhajn, vendimtare ndërhyrja e Sadriut, që bllokon topit, që po i drejtohej rrjetës. Me fat korçarët.
25′ GOL SKËNDERBEU 0-1/ Zhbllokohet sfida! Elvi Berisha kalon në avantazh korçarët! Futbollisti i skuadrës korçare përfiton nga gabimi i Adilit dhe nuk fal duke mposhtur Zogoviç.
27′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Minuta spektakolare në Shkodër. Shehi barazon shifrat. Pas një harkimi nga këndi, sulmuesi godet saktë me kokë, duke mposhtur portierin Dajsinani.
33′ Pranë golit të dytë Vllaznia, Dilaver kombinon me Hoxhajn brenda zonës me kokë, provon vlonjati, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
VLLAZNIA- SKENDERBEU 1-1
Shehi ’27/ Berisha ’25
VLLAZNIA: Zogovic; Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski; Krymi, Imeri; Da Silva, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Sadriu, Bajrami, Vitija, Meksi, Zguro, Vangjeli, Rrapaj, Zhan Viktor, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli.