Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes miqesores ne mes Tiranes dhe Vllaznise, e cila po luhet ne keto momente ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit.

Nje 45 minutesh i pare pergjithesisht pozitiv per kuqeblute te cilet jo vetem qe nuk jane shfaqur inferiore ndaj bardhebluve, por ne momente te caktuara kane luajtur me mire se ato.

Rastet ne kete pjese loje kane qene te pakta per te dy ekipet, por goli ka munguar dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Per Vllaznine ne kete pjese te pare kane rene ne sy per performancen shume te mire sulmuesi Esat Mala dhe mbrojtesi Flori Spahija.

Tirana- Vllaznia 0-0

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Spahija, Cheshmedjiev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj. Trajner Migen Memelli