Ne barazim 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes miqesore ne mes dy ekipeve nenkampione te Malit te Zi dhe Shqiperise, pikerisht Sutjeskes dhe Vllaznise.

Kjo ndeshje po luhet ne Zllatibor te Serbise dhe pjesa e pare eshte shoqeruar me rivalitet nga te dy ekipet. Te paret kane kaluar ne avantazh malazezet me ane te Markovic. Ai ka perfituar nga nje hezitim i lojtareve te krahut te majte te mbrojtjes dhe e ka derguar topin ne rrjete.

Pak minuta me vone, pikerisht ne te 34-ten Vllaznia do te barazonte. Pas nje aksioni te gjate, topi filimisht do te godiste traversen, u kthy ne loje dhe aty nje lojtar shkodran eshte penguar ne menyre te parregullt nga kundershtari.

Arbitri ka akorduar 11-metersh dhe prane pikes se bardhe ka shkuar Dilaver. Ai ka qene i sakte ne goditjen e tij duke e derguar topin ne rrjete.

Vllaznia po luan ne kete miqesore me kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Kruja, Djurdjeviç, Dilaver.