Ne Rogla te Sllovenise eshte duke u luajtur ne keto momente ndeshje miqesore ne mes ekipit te Vllaznise dhe atij rumun UTA Arad. Nderkohe eshte mbyllur edhe pjesa e pare e saj e cila ka fiksuar shifrat 1-0 ne favorin e Vllaznise ku golin e vetem te deritanishem e ka shenuar kapiteni Balaj.

Ka qene minuta e 26-te kur pas nje rivenie anesore nga krahu i majte i sulmit shkodran, topi ka shkuar ne zone dhe aty kapiteni me nje prekje te topit me majen e kembes e ka çuar ate ne vendin ku portieri kundershtar nuk mund ta mberrinte dot dhe si rrjedhoje ka perfunduar ne rrjete.

Duhet thene se ka qene nje 45 minutesh i cili eshte kontrolluar nga ekipi i Vllaznise. Trajneri Martini ka bere pak levizje ne krahasim me miqesoren e kaluar kunder Koper, nderkohe qe ne pjesen e dyte pritet te aktivizoje edhe lojtaret e tjere te stolit.