Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare ne mes Kukesit dhe Vllaznise, ndeshje kjo qe po luhet ne stadiumin “Elbasan Arena” dhe eshte e vlefshme ne kuadrin e javes se 14-te te Kategorise Superiore.

Ne keto 45 minutat e para eshte zhvilluar nje loje pergjithesisht e barabarte, me pak raste shenimi per te dy ekipet qe me shume po kerkojne te kontrollojne mesfushen.

16′ Goditje këndi për Vllazninë, kroson Imeri në zonë, por largon rrezikun me kokë sulmuesi Eze.

21′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Ibrahimi me një predhë nga distanca, por jashtë kuadratit.

26′ Ardit Krymi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dragoshit.

27′ Pranë golit Kukësi. Zogoviç ndal topin mbi vijën fatale, pas tentativës me kokë të Leirës.

’45+2 Jonuzi me nje gjuajtje me te djathten, perpak sa nuk kalon ne avantazh Vllaznine.

KUKESI- VLLAZNIA 0-0

Kukësi: Tafa, Bytyçi, Hetemi, Lulaj, Dragoshi, Taipi, Ibraimi, Kotobelli, Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rr. Hallaçi

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Kalaja, Dilaver. Trajner: Th. Brdaric