Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes ne mes Bylisit dhe Vllaznise qe po luhet ne Ballsh. Nje 45 minutesh ne te cilin edhe Bylis ka patur ndonje rast, por kuqeblute kane luajtur me mire dhe kane kontrolluar me shume topin.

32′ Sinjali më i rrezikshëm i Bylisit. Gjuajtja e Ndrecës me të djathtën brenda zonës ndalet nga portieri Zogoviç.

37′ Ymeralilaj vendimtar me ndërhyrjen e tij me kokë. Kapiteni i Bylisit, i heq një mundësi të mirë Dilaverit, duke e dërguar topin në këndore.

43′ Vllaznia kërkon ta mbyllë në sulm pjesën e parë, por mbrohet mirë skuadra e Dovedan, Ardit Hoxhaj zihet në pozicion jashtë loje.

45+2′ Eni Imami kishte mundësin ta mbyllte me gol pjesën e parë, pas harkimit të Adilit, mbrojtësi godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Garsia, Ndreca, Lorran, Mehmetllari, Beji. Trajner: Vlejko Dovedan.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Dilaver, Ardit Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç