Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare ne mes Bylisit dhe Vllaznise ne ndeshjen qe po luhet ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit. Nje 45 minutesh i cili eshte interpretuar ne menyren e duhur nga ekipi shkodran qe kesisoj po tregon vlera edhe ne kete takim.
Per t’u permendur eshte fakti se ka nje ndryshim ne formacionin e Vllaznise. Ne mungese te Gligorov te demtuar, trajneri Jonuz ka aktivizuar Shtubinen ne krahun e djathte te mbrojtjes, duke spostuar Gurishten ne te majte, ndersa ne rolin e sulmuesit te terhequr eshte aktivizuar braziliani Emerson.
Bylisi e nisi më mirë ndeshjen dhe pas minutës së 10-të, e shtoi presionin në hyrje të zonës së rreptësisë së Vllaznisë, megjithatë i munguan rastet e pastra.
Nga ana tjetër, shkodranët u mbrojtën mirë dhe me anë të kundërsulmit të shpejtë tentuan ta ndëshkojnë skuadrën ballshiote dhe Zogaj në minutën e 20-të pati një rast shumë të mirë, megjithatë topi i gjuajtur prej tij kaloi ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
Edhe Bylis nuk heq dorë nga pretendimet e tij për të shënuar dhe në minutën e 30-të Bicaj shfaqet i lirë brenda zonës shkodrane, gjuan por pret Sherri në pozicion.
Bylis- Vllaznia 0-0
Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Ndreca, Murataj, Turabov, Mellugja, Peposhi, Ntepe, Guindo. Trajner. Vlejko Dovedan
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Shtubina, Hygor, Krymi, Kruja, Emerson, Lika, Zogaj. Trajner: Mirsad Jonuz.
Arbiter: Laver Alla (Lushnje)