Vllaznia e ka mbyllur me fitoren 1-0 pjesen e pare te ndeshjes miqesore qe po zhvillon ne Lezhe ndaj Beselidhjes vendase. Golin e vetem te deritanishem e ka shenuar Shtubina ne minuten e 37-te.

Ky 45 minutesh eshte dominuar nga kuqeblute te cilet kane patur nje qarkullim me te mire te topit, megjithate nuk ka patur shume raste shenimi. Gjithsesi, Shtubina ka arritur ta dergoje topin ne rrjete ne nje moment dhe kjo ka mjaftuar per ta mbyllur kete pjese ne avantazh.

Ekipi shkodran e ka nisur ndeshjen me Laçon ne porte nderkohe qe ne mbrojtje luan katershja e perbere nga Gurishta, Shehi, Malota dhe Marku.

Ne mesfushe nderkohe po aktivizohen Ramadani, Lekaj dhe Walusimbi ndersa sulmi i eshte besuar treshes se perbere nga Lika, Kruja dhe Shtubina.

Kjo miqesore eshte organizuar me objektiv mbajtjen e skuadres ne tonus ngaqe siç dihet kampionati eshte nderprere tashme dhe stafi teknik ka dashur te mbaje lojtaret te kartikuar.

Ne pjesen e dyte pritet qe trajneri Jonuz te aktivizoje edhe pjesen tjeter te lojtareve qe ka ne dispozicion, ashtu siç do te beje edhe trajneri Plori ne krahun tjeter.
www.shkodrasport.com