Kategoria Superiore e moshave U21 do zhvillojë sot javën e 16-të. Në fushë do zbresin 12 skuadrat, me ndeshjet që nisin në 13:00. Kryesuesit e Bylis luajnë në transfertën e Cërrikut, me Turbinën. Tirana pret Teutën në “Skënder Halili”, ndërsa Laçi udhëton drejt Fierit në përballje me Apoloninë.
Vllaznia luan në “Reshit Rusi” me Akademinë e Futbollit, ndërsa Dinamo pret Shënkollin. Kastrioti ka një ndeshje jo të lehtë në transfertë me Football Republic. Rezultatet e ndeshjeve do keni mundësi t’i ndiqni në Newsport.al në kohë reale.
LIVE –
Përballjet, Kategoria Superiore U21, 13:00
Turbina – Bylis *
Apolonia 2 – 1 Laçi (Mariel Sota 10′, 38′ / Prengaj 28′)
Tirana 1 – 0 Teuta (Aliaj 28′)
Dinamo 0 – 0 Shënkolli
Vllaznia 2 – 0 Akademia e Futbollit (Çoba 18′, Iviziku 42′)
Football Republic 0 – 3 Kastrioti (K. Daci 6′ (p), 26′, Xhepa 37′)