Mbyllet pjesa e pare ne “Loro Boriçi” dhe Vllaznia udheheq me rezultatin 2-0 ndaj Burrelit ne ndeshjen e kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise. Nje avantazh qe ka ardhur fale golave te shenuar nga futbollistet braziliane Wenderson dhe Emerson brenda dy minutash.
Fillimisht ka qene braziliani Wenderson ai qe ka shenuar ne minuten e 22-te pas nje aksioni shume te bukur. Pas kombinimit me Pusin, ai ka shmangur nje mbrojtes matjan dhe perballe portierit Koca nuk gabon.Ne minuten e 24-te Wenderson pason sakte tek Emerson qe nuk gabon dhe per rrjedhoje e dergon edhe ai topin ne rrjete.
Takimi ka nisur me nje minute heshtje te mbajtur ne nderim te ish- arbitrit elbasanas Myrteza Allkja qe eshte ndare nga jeta nje dite me pare.
Ne minuten e 9-te eshte nje mundesi shume e mire per shenim e vendasve. Wenderson ka pasur sakte ne zone tek Pusi qe ne fakt vonon ne gjuajtje duke humbur nje mundesi shume te mire. Nderkohe ne minutat ne vijim edhe Zogaj ka patur nje mundesi te arte per te shenuar edhe ai por ka gabuar ne finalizim.
Vllaznia po luan me formacionin e saj te dyte ne kete takim por duhet thene se edhe Burreli ka mungesa ne formacionin e tij ne kete ndeshje teksa nuk i ka kushtuar rendesine e duhur nisur edhe nga fakti qe e ka humbur ndeshjen e pare 0-1 ne fushen e vet.
Vllaznia- Burreli 2-0
Shenues: Wenderson ’22, Emerson ’24
Vllaznia: Laço, Ruqi, Lekaj, Ristevski, Walusimbi, Repaj, Bardulla, Emerson, Zogaj, Wenderson, Pusi. Tr: M. Jonuz
Burreli: Koca, Beci, De Carvalho, Gjoka, Agami, Hoxha, Mallunxa, Melani, Memoci, Murja, Stana. Tr: G. Stojku