Diten e sotme gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin se kanali MCN TV ka paraqitur oferten me te mire ne FSHF per blerjen e te drejtes televizive per “Abissnet Superiore”, nje lajm ky qe ka ngjallur shume interes edhe tek lexuesit e faqes dhe jo vetem.
EKSKLUZIVE/ E drejta televizive e Superligës, ja kush e ka fituar garën për transmetimin e ndeshjeve
Nje interes qe vjen nga fakti se jane te shumte ata qe ne pamundesi per t’i ndjekur te gjitha ndeshjet nga tribunat e stadiumeve, e bejne kete gje permes televizionit. Megjithate, ne nje koment te ketij shkrimi, gazetari dhe moderatori i njohur Gerti Çarçani qe punon pikerisht tek MCN TV ka bere te ditur se ende nuk ka asgje zyrtare.
Ne komentin e tij publikuar ne faqen e “Shkodra Sport”, ai shkruan: “Nuk ka asgje te konfirmuar ENDE persa kohe nuk shprehet FSHF. Presim komunikimin e FSHF”.
Qe do te thote se ai e le te hapur nje gje te tille dhe pritet vetem komunikimi zyrtar i FSHF-se. Por e verteta eshte ajo qe ka shkruar gazeta jone. Televizioni ne fjale ka bere oferten me te mire financiare dhe ai pritet te shpallet fitues i tenderit perkates./SHKODRA-SPORT.COM/