Vllaznia arriti të marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Skëndërbeut, që i ngjit shkodranët përkohësisht në krye të kampionatit.
Fitorja ka entuziazmuar shumë ekipin dhe stafin , por nuk ka munguar dhe festa e çmendur e tifozëve shkodranë pas ndeshjes në “Loro Boriçi”.
Në video shikohen tifozët e Vllaznisë me makina luksoze që mbajnë flamuj të ekipit dhe flakadanë, duke elektrizuar atmosferën.
Pas shumë viteve mund të kemi një rikthim të Vllaznisë në nivele të larta, me tifozët të cilët e kanë mbështetur ekipin hap mbas hapi këtë sezon.