Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMë në fund një lajm i mirë për Vllazninë. Rikuperohet një nga...

Më në fund një lajm i mirë për Vllazninë. Rikuperohet një nga të dëmtuarit

Trajneri Ernest Gjoka ka marrë një lajm mjaft të mirë para ndeshjes me Partizanin. Mesfushori me tipare të avancuara, Erald Çinari, do të jetë i gatshëm për Vllazninë që nga minuta e parë për ndeshjen e së premtes. 21-vjeçari shqetësoi në stërvitjen e së hënës duke lënë në mes përgatitjet, ndërsa ditën e djeshme është stërvitur me grupin e skuadrës duke marrë ngarkesë. Çinari do të vijojë me terapitë, por e rëndësishme është se do të jetë në fushë kundër skuadrës kryeqytetase që e kërkon me ngulm në merkaton e janarit. Pas rikuperimit te Çinarit, mbetet per t’u pare edhe situata e dy futbollisteve te tjere si Tafili e Marku duke shpresuar qe edhe ata te jene te gatshem per kete ndeshje.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments