ërballë Juventusit ishte takimi i radhës ku tregoi se është një lojtar kyç për Atalantën dhe se mund të jetë një pikë kryesore e Shqipërisë në Euro 2024.
Berat Gjimshiti është në formën e jetës me atë çfarë po tregon me Atalantën në Serinë A italiane. Mediet prestigjoze të përtej Adriatikut kanë vlerësuar tej mase paraqitjen e shqiptarit në transfertën e vështirë piemonteze.
“Berat ‘Gimmi’ Gjimshiti, nëse vazhdon kështu në fund të sezonit meriton një monument, sepse stili i tij është një garanci bergamaske. Në jetën private ruan profil të ulët ndërsa në fushë është gjithmonë e më shumë një flamur. Është i vetmi, i cili ka qenë titullarë në këtë mini-cikël pozitiv të Atalantës.
Kundër Juves ishte kapiten dhe autor i një asisti perfekt për golin e 2-2 të Kopmeiners”, shkruan “Corriere della Sera” për paraqitjen e mbrojtësit