Si edhe here te tjera, edhe sot ka patur nje moment aspak interesant ne futbollin shqiptar. Pikerisht para ndeshjes Partizani- Dinamo, ne nje studio sportive, nje nga gazetaret e pranishem aty eshte shprehur se “Partizani e ka zgjedhur trajnerin per sezonin e ardhshem dhe ai eshte Thomas Brdariç”.

Ne fakt, per ish- trajnerin e Vllaznise ka kohe qe flitet per nje marreveshje te arritur me drejtuesit e kuq per ta drejtuar skuadren e tyre ne sezonin e ri, por te dale ne skene para nje ndeshje zyrtare nje lajm i tille, nuk shkon.

Megjithate trajneri aktual i Partizanit Dritan Mehmeti e ka ruajtur toruan dhe skuadra e tij ka fituar sot duke u ngjitur madje tashme ne vendin e trete te renditjes. Natyrisht jo keq per nje skuader qe ai e mori poshte ne renditje.

Duke folur per “Supersport” pas ndeshjes ne lidhje me kete çeshtje, ai ka dashur te injoroje çeshtjen “Brdariç” duke thene se trajneret e huaj dallojne vetem nga rroga.

“Zërat per emerimin e Brdariç te Partizani? Nuk i kam problem se respektoj klubin dhe lojtarët, le të bëhet mirë për Partizanin. Por të huajt, diferencën e bëjnë vetëm te rroga. Duhet të kemi më shumë besim te trajnerët shqiptarë, të huajt duhet të bëjnë diferencën kur vijnë”.