Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMehmeti: Dinamo ka investuar për titullin, ndihmova në ndërtim

Mehmeti: Dinamo ka investuar për titullin, ndihmova në ndërtim

Kampionati shqiptar ka mbyllur gjysmën e sezonit dhe në këtë gjysmë të parë, ka pasur skuadra që kanë bindur, e të tjera që kanë zhgënjyer.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Dritan Mehmeti ka analizuar Superioren dhe ka folur për Dinamon, luftën e titullit si edhe atë të mbijetesës, duke e ndarë renditjen në dy grupe. Si luftën për titull, ashtu edhe atë për mbijetesë, Mehmeti i sheh të ashpra duke qenë se skuadrat janë me diferenca të pakta. I ndalur te Dinamo, trajneri shprehet se klubi ka investuar dhe ka punuar për titullin.

Dritan, është mbyllur gjysma e parë e kampionatit. Si të është dukur niveli i futbollit deri më tani?

Sa i përket ndeshjeve të dy fazave të para, 60% nuk e kanë arritur nivelin e duhur dhe ritmin e duhur. Pjesa tjetër ishin mbi mesataren. Mendoj se ritmi nuk ka qenë në rritje por ka pasur oshilacione dhe skuadrat kanë pasur performanca me shumë ulje ngritje dhe jo me nivelin që duhej e që pritej. Skuadrat po ndryshojnë shumë formë për vetë mënyrën se si i organizojnë skuadrat.

Cila skuadër të ka bindur me atë që ka dhënë?

Një skuadre që ka ngritur nivelin dhe që skuadra kanë opshilacione. Më ka surpriza vllaznia në fazën e parë por rritja progresive e Egnatias dhe stabiliteti i Elbasanit e oshilacionet e Dinamos kanë qenë. Nuk mund të ndalem te një skuadër sepse të gjitha kanë pasur oshilacione në format e tyre. Nuk kanë stabilitet në merkato e stafe dhe normalisht forma e skuadrave është e pritshme që të ndryshojnë.

A ka një skuadër që të ka befasuar për keq në këto dy faza?

Sa i përket befasive negative, kanë qenë Tirana dhe Flamurtari për vetë faktin se investimi në organikë ka qenë i lartë dhe performanca nuk ishte aty ku duhet. Mendoj se edhe skuadrat s’kanë qenë ku duhet. Për historinë dhe fanellën që kanë, për tifozerinë pas mendoj se kanë çeduar shumë në dy fazat.

Dinamon e njihni mirë pasi jeni një nga ata që ndihmuat për ta ndërtuar një sezon më parë. Si të është dukur?

Kam qenë pjesë e Dinamos por me rikthimin në Superiore e rimora në momente të vështira, në një vit të vështirë sepse vinte pas 15 vitesh në të parën dhe ishte në tranzicion, në organizim dhe merkato. Vitin e parë me pak kujdes mund të kishim arritur Europën. Është skuadër në rritje duke parë edhe investimin e pakursyer të presidentit dhe normalisht do të vinte dhe duhet të presim më shumë sepse meriton shumë më tepër.

A mendon se e ka cilësinë Dinamo për të fituar titullin?

Unë mendoj se Dinamo ka shumë cilësi dhe ka një skuadër të dubluar. Me rikthimin e Alijit dhe me ndërhyrje në merkato për një sulmues zone dhe që njeh golin, e që të gjitha aksionet e golave të përfundojnë me goditje në portë, besoj se Dinamo do të ndryshojë. Me çfarë ka treguar dhe me këto dy plotësime, them se është e denjë dhe e meriton e besoj se do të jetë deri në fund për garën për titull.

A është kjo Dinamo më e fortë se Dinamo që kishit ju?

Unë mendoj se ka shumë ndryshim sepse Dinamo vinte nga Kategoria e Parë. E mora të fundit me 7 pikë dhe me diferencë. U rikthye pas 15 vitesh në Superligë dhe kishte vështirësi por puna e nisur dhe një projekt e investim gradual, e ka krijuar këtë ekip që është tani. Zabërgja ka marrë udhëzimet e para asokohe por duke parë eksperiencën e atij viti, u ndërtua një Dinamos siç është sot. Edhe Dinamo që është sot është ndërtuar me punë dhe vështirësi për tranzicionin dhe këtu është merita e presidentit sepse po investon shumë. E mori në zero dhe ka ndërtuar një kompleks madhështor. Ka ndryshim në cilësi pasi ishte viti i parë, ndërsa eksperienca e vitit të dytë i ka bërë mirë. Me dy goditje në janar, Dinamo është e denjë dhe ka shumë mundësi të dali kampion. Normalisht që në dy vitet e fundit, Bardhi ka investuar shumë më shumë dhe diferenca shihet te elementët.

Të dielën luhet finalja e Superkupës. Si e parashikon?

Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat që bëjnë futbollin më atraktiv së bashku me Vllazninë dhe më të bukur në Superligë. Vllaznia nuk e ka vazhdimësinë dhe mendoj se janë dy skuadra me shumë cilësi brenda dhe i referohem stafeve teknike dhe këto bëjnë diferencën, sidomos kjo ndeshje do të na tregojë dhe është test i vërtetë për të dyja skuadrat dhe do të jetë një ndeshje me cilësi dhe me ritëm të lartë dhe është një test për forcat për titullin kampion sepse janë skuadra që do të rivalizojnë deri në fund. Është e vështirë të parashikohet rezultati sepse kanë filozofi të ndryshme loje sepse kanë elementë që në situata të veçanta, ta zgjidhin ndeshjen. Është ndeshje 50 me 50.

Cila skuadër mendon se e fiton titullin sivjet?

Skuadra që mund të fitojë titullin mendoj se gjashtëshen e parë e ndaj në dy grupe. Vllaznia, Egnatia e Dinamo kanë pasur stabilitet, por së bashku me Elbasanin janë katër në performancë e rezultate por edhe me oshilacione. Partizani dhe Teuta me të vërtetë me pak kujdes e ndërhyrje në janar, mund të jenë skuadra që bëjnë surpriza. Partizani për klubin e madh dhe pak kujdes në merkato mund të bëjë shumë mirë dhe të jetë rivale për titull por edhe Teuta është skuadër që ka bërë mirë dhe pak ndërhyrje, mendoj se do të jetë luftë e fortë deri në fund e këtyre gjashtë skuadrave dhe pak ndryshim mes njëra-tjetrës.

Një parashikim për rënien…

Mendoj se katër të fundit, duke filluar nga Vora, Bylis, Flamurtari e Tirana do të luftojnë fort sepse është kampionat me rivalitet dhe pak diferenca dhe e rrit shkallën e vështirësisë. Rrezikon Tirana nëse nuk do të dijë të ndërhyjë siç duhet në janar dhe nëse nuk do të ketë qetësi në mënyrën se si do të zgjedhë lojtarët. Shoh që 3 skuadrat e tjera do të luftojnë fort dhe e theksoj se mund të ketë surpriza por nuk them me saktësi se kush mund të bjeri. Është kampionat i vështirë dhe skuadrat kanë shumë pak diferenca dhe kjo shihet nga pikët që kanë dhe diferencat. Skuadrat janë të barabarta, duhet menaxhim dhe marrje rezultatesh për t’i nxjerrë nga kriza ose për ta thelluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments