Trajneri Dritan Mehmeti në një prononcim të dhënë për mediat është ndalur tek ecuria e të gjitha skuadrave, problemet dhe pikat e forta të tyre dhe po ashtu ka analizuar edhe skuadrat që mendohet të jenë pretendente këtë sezon. Ai ka folur edhe për Vllazninë, për të cilën ka thënë:

“Vllaznia ka nisur një kampionat me të vërtetë impresionues, sa i përket interpretimit të lojës, por edhe statistikave, duke bërë një prezantim mjaft të mirë. Mendoj që ka një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet e saj.

Ka një konkurrencë brenda skuadrës, ka rregulluar sidomos ekuilibrin dhe balancat në fazën difensive. Dhe kjo e bën një skuadër me mjaft rivalitet për kundërshtarët.

Besoj do të jetë një nga pretendentët kryesorë për fitimin e titullit. Edhe pse është vetëm fillimi, mendoj që ka bërë një start shumë të mirë dhe kjo të jep besimin për të qenë është ajo një nga skuadrat që është më afër titullit”.