HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMeksi: Jo të gjitha ndeshjet e Superligës do transmetohen falas nga MCN...

Meksi: Jo të gjitha ndeshjet e Superligës do transmetohen falas nga MCN TV

MCN nënshkroi një ditë më parë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për transmetimin ekskluziv dhe falas për 3 vitet e ardhshme të të gjitha ndeshjeve të futbollit shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, thotë se me këtë marrëveshje, MCN nis një rrugëtim të ri, në të cilin u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë operatorëve dhe mediave të interesuara. Ai theksoi se pavarësisht marrëveshjeve të reja, dy ndeshje do të jenë falas.

“MCN ka nënshkruar për të drejtat ekskluzive për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës përsa u përket transmetimit të ndeshjeve të Kampionatit Shqiptar, përfshi Abisnet Superioren fazën final four, kategorinë e parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën. Është një rrugëtim i ri për MCN.

Nuk është e thënë që do të jenë të gjitha ndeshjet falas. Akoma nuk dihet se ku do të transmetohen të pesta ndeshjet që mund të jenë çdo fundjavë. Do të shikohet rrugës, në varësi nga bashkëpunimet që MCN do të ketë. Iu drejtuam AMA-s për të deklaruar procedura të rregullta ligjore për këto bashkëpunime, pra kontrata mes palëve për kalimin e të drejtave. Përtej dëshirës shumë të mirë për t’ia ofruar të tërë publikut, kemi të bëjmë me biznes.

Janë të drejta të kushtueshme. Tregu i marketingut sapo ka nisur të eksplorohet nga ne. Në eksperiencën time si sponsor i Partizanit kam vënë re se ka interes shumë të madh. Impakti që ka me FSH është menjëherë i ndjeshëm. Çdo ditë marrin njerëz në telefon, me falenderime. Duke shpresuar se futbolli ynë do të ecë gjithmonë e më mirë, shpresojmë që edhe ne si MCN të marrim një impakt sa më të lartë. Kemi pasur që sot interesim. Në çdo rast, dy ndeshje do të jenë falas. Të paktën. Por nuk mund të them, sot që flasim, më shumë se kaq.

Meksi tha se kalendari i ndeshjeve do të bëhet i ditur në varësi të marrëveshjeve të pritshme dhe përjashtoi profilizimin e MCN TV si një kanal sportiv.

E pamundur ta them sot. Në njëfarë mënyre u kam shtrirë dorën disa kanaleve. Për momentin nuk kam pasur ende feedback pozitiv. Aktualisht MCN transmetohet në platformën tokësore. Jemi në aplikacionin Klani im dhe në platformën Tibo. Mbetet për t’u parë nëse do të zgjerohet bashkëpunimi. Do të kemi komunikime në nivel kontraktual. Nuk mund të themi se do të shkojmë drejt një kanali MCN Sport”- eshte shprehur Meksi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments