Zhurma e merkatos tashme ka filluar te perfshije te gjithe ekipet e Kategorise Superiore, te cileve se fundi iu shtua edhe Partizani, te cilit FIFA ia rihapi merkaton. Përveç afrimeve, Partizani mund të bëjë dhe një shkëmbim të bujshëm.

Dihet se Kordeiro Melo nuk është në planet e trajnerit Daja dhe ky i fundit, mund të dërgohet te Vllaznia, për të marrë kartonin e Da Silva.

Sulmuesi anësor preferohet shumë nga Daja, ndërsa vetë Melo, e ka shprehur publikisht se dëshiron largimin nga klubi dhe po kërkon një eksperiencë të re. Një shkëmbim “samba”, me dy brazilianët që mund të ndërrojnë skuadër këtë janar.

Megjithate ende nuk ka asnje deklarate nga kampi shkodran nese jane dakord me kete levizje apo jo. Per Vllaznine Victor da Silva konsiderohet nje lojtar i rendesishem dhe veshtire se do te heqin dore prej tij.