Ish- trajneri i Tiranes Ardian Mema ne studion e News 24 ka analizuar ndeshjen e fundit Kukesi- Vllaznia duke vleresuar ne maksimum ekipin shkodran, por krejt ndryshe ka folur per ate kukesian.

“Për mua Vllaznia shkëlqeu në ndeshjen me Kukësin. E kam atë filozofi në kokë siç luan Vllaznia. Ishte një ndeshje normale për Vllazninë, një ndeshje radhe që e dominoi. Kukësi ishte inekzistent. Më dukej sikur Vllaznia luante kundër një ekipi të rinjsh. Kukësi i fali territorin.

Të gjithë e Vllaznisë sulmet ishin agresive me 4,5 dhe 6 futbollistë. Është meritë e të gjithëve. Normalisht, Vllaznia do jetë konkuruese që do marrë trofeun po vazhdoi kështu. Pjesëmarrjen në Europë e ka siguruar. Kampionati mund të shkojë në Shkodër. Është i vetmi ekip që të jep garanci.

Kukësi – Para se të shikojë kundërshtarët, Kukësi duhet të shohë mënyrën e vet të lojës. Në 3-4 ndeshjet e fundit kanë treguar të njëjtat probleme, të njëjtat difekte, ishte ekip apatetik.

Me Vllazninë dolën më në pah gabimet. Kukësi duhet të vendosë dorë mbi plagë. Duhet të kuptojë problemet e veta. Është një ekip që fitoi disa ndeshje dhe bëri ndaj Vllaznisë një lojë që s’e kuptova.

Kisha pritshmëri më të madhe nga Kukësi. Vllaznia luan lojë të hapur të jep mundësi të shprehesh si grup dhe individ. Ishte një ekip që luante në 80 metra distancë dhe mbyllej në fund në 16 metrat e fundit. Nëse vazhdon të luajë kështu, Kukësi të jetë i kënaqur me vendin e gjashtë dhe të shtatë, se në Kupat e Europës nuk i shoh”, deklaroi Mema.