I ftuar në emisionin “Sport News” në “News 24”, Ardjan Mema, është shprehur se ky i këtij viti është një kampionat i fortë. Mema ka thënë se është një kampionat i luftuar dhe skuadrat janë aty-aty me njëra tjetrën.Ard Mema

“E kemi thënë shpesh që është një kampionat i fortë. Këtë javë ndaluan ekipet e kreut, por skuadrat janë aty me njëra-tjetrën. Janë shumë skuadra në luftë, sidomos për Europën. Skuadrat do kenë përplasje me njëra-tjetrën.

Mendoj se është më mirë kështu. Është një kampionat i luftuar. Ekipet e mëdha nuk kanë bërë merkaton e duhur. Kemi Teutën që ruajti grupin e lojtarëve. Çdo skuadër ka pikat e forta dhe të dobëta. Nuk është e lehtë të fitosh në këtë kampionat.

Vllaznia ndaj Laçit e nisi shumë mirë lojën. Pjesa e dytë ishte më e vakët. Është një ekip, që mendoj se do jetë shumë e fortë në këtë sezon. Çdo ekip do ketë probleme ndaj tyre. Kanë një ekip që luajnë bukur futboll. Tani do e shikojmë se si do reagojë Vllaznia pas kësaj humbje, pasi ekipet e mira aty duken.

Vllaznia në kupat e Europës nuk diskutohet, por mendoj edhe për titullin do luftojnë. Skuadrat kanë ngërçin, nuk dalin dot te rezultati. Pastaj nga njëra ndeshje te tjera bëhet keq ana psikologjike. Laçi në vitet e tjera e ka nisur keq dhe e ka mbyllur mirë kampionatin. Laçi tani që fitoi ndaj Vllaznisë mendoj se mund të bëjë mirë me të gjitha skuadrat.”, u shpreh Mema.