Skënderbeu është i plotë për ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin e Korçës.

Trajneri Migen Memelli ka luksin e përzgjedhjes, pasi të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Nuk ka dëmtime dhe as lojtarë të pezulluar për kartonë, prandaj dhe Memelli do të hedhë sot në fushë formacionin më të mirë.

Gjithsesi, ai i ka qëndruar besnik skemës me një mbrojtje me shumë forca. Kur skuadra sulmon është 3-5-2, ndërsa në fazën mbrojtëse bëhet 5-3-2.

Ekipi i Vllaznisë ka udhëtuar që dje në drejtim të Korçës për të kaluar natën në këtë qytet. Ajo që mësohet është se tekniku Brdariç ka marrë me vete të gjithë lojtarët që ka në dispozicion. Ai, me sa mësohet, do të lëvizë në formacion.