Vllaznia do ta nise kampionatin e ri sot duke luajtur ne shtepi ndaj Kukesit, ne sfiden qe do te startoje ne ora 20.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ne pamje te pare nje sfide e lehte ngaqe kundershtari ka kaluar shume probleme gjate gjithe veres, por ne fakt nuk eshte keshtu.

Ne kampin shkodran e kane vleresuar maksimalisht kete kundershtar dhe padyshim qe do te bejne çmos per ta nisur me fitore kampionatin e ri. Stafi teknik i Vllaznise nderkohe ditet e fundit eshte hasur me dy probleme demtimesh. Hakaj do ta nise nga stoli sepse ende nuk eshte plotesisht gati, ndersa Krymi do te mungoje per 3-5 jave po per arsye demtimi.

Ne keto rrethana, trajneri Memelli dhe stafi i tij kane bere edhe ndryshimet e duhura ne formacion, megjithese ka ende nje dileme. Keshtu, nje opsion eshte te luhet me skemen 4-3-3 dhe 11-shja qe mund ta nise nga minuta e pare do te jete e perbere nga: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Asani, Cheshmedjiev, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Mala, Balaj.

Por ka edhe nje opsion tjeter, ate per te luajtur me skemen 4-2-3-1 dhe formacioni do te ishte ky: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Asani, Cheshmedjiev, Boshnjaku, Çoba, Mala, Gruda, Balaj.

Pavaresisht skemes qe do te perdoret, nje gje eshte e qarte: Vllaznia do te tentoje ta fitoje me çdo kusht kete ndeshje per t’i bere keshtu nje nisje te mbare kampionatit te ri./SHKODRA-SPORT.COM/