Pas barazimit në stadiumin e qytetit të Kamzës ndaj Teutës, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli i cili ka analizuar këtë duel:

“Duke parë mënyrën sesi rrodhi ndeshja, kemi humbur shumë raste përpara portës. Ky është futbolli edhe pse në disa këndvështrime nuk biem dakord. Në mendimet tona janë që të marrim maksimumin në çdo ndeshje.

Mensah dhe Dumfur kanë ardhur me vonesë, Sadriu dhe Rexhepi nuk e bënë fazën përgatitore me ne dhe iu deshën pak kohë për ambjentim me grupin.

Gjërat janë ndarë në tre komponente, kështu mund ta fitojmë ndeshjen duke dominuar, duke luajtur si skuadër me zemër. Nëse do të kishim konkretizuar rastet do të kishim shkuar në shtëpi, dhe do të prisnim Tiranën me entuzuiazëm. Janë disa detaje që na penalizuan, por nuk dua të flas për këtë çështje.

Te goli i parë ajo që i kam kërkuar Moraeshit është që të qendrojë sa më afër kallakut, sepse nëse ai lihej i lirë do të bënte manovra të ndryshme. Eksperienca është ajo që na penalizon.

Lojtarët kanë bërë maksimumin sot dhe do t’i komplimentoj të gjithëve. Plotësimi në skuadër që në merkaton e janarit dua përfshirjen e eksperiencës. Ky është kontigjenti dhe shpresojmë në janar t’i plotësojmë. Në zonë përveç asaj që dha arbitri për pozicion jashtë loje, por ka pasur dhe një kontakt tjetër me Elvi Berishën.”, përfundoi Memelli.