HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMemelli: Skënderbeu nuk bie nga kategoria, gjejeni ju ekipin në studio

Memelli: Skënderbeu nuk bie nga kategoria, gjejeni ju ekipin në studio

Trajneri Migen Memelli u shpreh se ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja me Kastriotin duke thënë se në ndeshje të tilla detajet bëjnë diferencën. Më tej, trajneri i korçarëve u shpreh se Elvi Berisha bëri ndeshje jo të mirë duke thënë:

‘’Funksionuan disa gjëra, por elementaret jo. Topin e kishim në zotërim, bëmë mirë deri tek 1/3 e kundërshtarit, por nuk ishim konkret. Donim të fillonim nga poshtë me Rexhepin, por nuk funksionoi. Deri në momentin e golit të Kastriotit gjithçka ishte nën kontroll. Në ndeshje si këto skuadra që shënon e para ka avantazh, pati dhe ndalesa në lojë. Jam i kënaqur nga loja, por sido që të jetë humbim një ndeshje me detaje.

Pa diskutim rreshtimi i linjës kërkon një hapësirë jo më shumë se dy metra, edhe pse u krijua një hendek, topi ngeli aty, më pas është çështje reagimi lojtarët duhet të largonin topin, ishte gol që mund të shmangej.

Ishte rasti ku topi ngel në shpatull, pastaj pjesa për të reaguar është shumë e vogël. Mund ta evitonim faullin, por këto janë pjesë të lojës. Dhe Mensah e prishi pak rreshtimit, por do mundohemi t’i rregullojmë gabimet në javët në vazhdim.

Berisha-Mensah: Për mua është e vërtetë që duhet të ketë marrëdhënie të mirë, Elvi ishte inekzistent në lojën e tij sot, në të dyja fazat, do të bisedoj me të sot. Na ka ndihmuar shumë. Sulmi do shumë komunikim, Mensah beri mjaft mirë dhe Berisha keq, kampionati shqiptar kërkon vazhdimësi.

Kërkojmë që forca e skuadrës të jetë grupi, nuk mendoj se është përgjegjësi e lojtarit, por e të gjithëve, duke vazhduar nga unë i pari. Janë gjëra që bëjnë diferencën.Nuk do të biem ne nga Kategoria, gjejeni ju në studio se kush do të bjeri”, u shpreh Memelli.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments