Skënderbeu ia doli të marrë një pikë me vlera ndaj Vllaznisë, në ndeshjen që u mbyll 1-1. Menjëherë pas sfidës, ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli. Ai është i lumtur për lojën e bërë, teksa thekson se rruga e mbijetesës është e gjatë.
“Ne e dinim forcën e tyre. Ishin një skuadër shumë e fortë në fushën e lojës. Vllaznia ka një përdorim topi të jashtëzakonshëm. Të gjitha gjërat shkuan mirë. Rezultati duhej trefishuar. Sidoqoftë, ne hyjmë në avantazh në dhomat e zhveshjes. U desh të hyjmë në të dytën me agresivitet.
Menduam të forcojmë sulmin, duke nxjerrë Pusin. Ekipet u hapën që të dyja dhe riskuan që ta fitojën ndeshjen. Jam krenar me këta djem sepse kanë bërë një ndehsje të madhe. Çdo ndeshje duhet të jetë kështu. Të gjtihë lojtarët që futen duhet të japin maksimumin.
Pjesa e dytë në Durrës na dha besim, sikurse edhe sot. Në fund të fundit duhet të largojmë frikën nga lojtarët. Frika është një ndenjë që ushqen trurin se diccka e keqe do të ndodhë. Asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Rrapaj ëshët pezulluar nga unë për dy javë dhe do jetë javën tjetër.
Pusi duhej t’i jepte topin Meksit dhe aty mund të krijonim një situatë. Krahu i Zguros duhet të mbyllej më shpejt. Nuk jam i bindur nëse është penallti apo jo. Ju jeni më të qetë në studio dhe mund t’i shikoni më mirë. Kjo është shumë e lehtë për t’u dhënë penallti. Inercia ishte shumë e lartë. Lojtari mendon të hidhet para se të futet këmba” – tha ai.