
Memoriali i 10-te nderkombetar i boksit “Shkodra 2013” do te startoje pasditen e sotme. Ekipet pjesmarrese te tij kane mberritur diten e djeshme dhe jane akomoduar ne ambjentet e Grand Hotel “Europa” dhe tashme eshte gjithçka gati per nisjen e ndeshjeve. Paraditen e sotme eshte bere edhe peshimi i boksiereve nderkohe qe ne oren 11.00 eshte hedhur edhe shorti i ndeshjeve te dites se pare. Kjo dite siç eshte bere e ditur, do te kete dy seri ndeshjesh. Ato te parat, do te nisin ne oren 15.00 ndersa ne oren 18.00 do te jete seria e dyte e ndeshjeve, ku bejne pjese ata me te rendesishmet e boksiereve tane. Gjate kesaj dite te pare do kete nje numer te madh ndeshjesh, plot 25 te cilet mendohet te dhurojne nje perballje shume interesante te boksiereve pjesmarres. Nga ajo çfare eshte pare, ne peshen 56 kg, ate 69 dhe 81 kg ka nga tete boksiere pjesmarres, çka do te thote se do kete rivalitet shume te madh. Nderkohe kombetarja shqiptare perfaqesohet me boksiere ne çdo peshe dhe nga ana tjeter, behet e ditur se presidenti i Federates Shqiptare te Boksit, Gjergj Leqejza, ne takimin qe ka patur me sportistet dhe stafin drejtues dy dite me pare, ka percaktuar edhe shperblimet per boksieret tane ne rast se zene dy vendet e para. Keshtu, nese nje boksier i kombetares sone arrin te shpallet fitues ne peshen e tij dhe te marre medaljen e arte, ai do te shperblehet me 700 mije leke te vjetra ndersa finalisti me 300 mije leke. Nje shperblim i tille pritet t’i motivoje edhe me shume boksieret tane por duhet thene se rivaliteti do jete shume i madh sepse ne kete Memorial te sivjetem marrin pjese edhe boksiere nga Rusia, Italia, Bullgaria etj, qe e kane kete sport shume te zhvilluar.
www.shkodrasport.com