E ardhmja e Elseid Hysajt është larg Napolit dhe duket se rrugët mes mbrojtësit shqiptar dhe ekipit napolitan do të ndahen që në verë. Shkodrani është kthyer në “telenovelë”, pasi ka që nga vera e kaluar dhe në janar që përflitet për një largim të mundshëm. Ky edicion ka qenë me ulje-ngritje, pasi Ancelotti e ka ulur shpesh në stol.
“La Gazzetta dello Sport” informon ndjekësit e saj se menaxheri i Hysajt dhe i Mario Ruit, Guiffredi, ka njoftuar klubin italian se të dy do të largohen në verë. Lojtari i kombëtares sonë është me valixhe në duar dhe situata e tij nuk duket se do të ndryshojë.
Rui do të largohet, pasi portugezit nuk i pëlqen që të duelojë me algjerianin Faouzi Ghoulam për vendin e titullarit. Portugezi duket se do të gjejë një klub tjetër ku të jetë më i qetë dhe të luajë rregullisht./telesport/