Qëndrimi i Rino Gatuzos në pankinën e Napolit ka qenë ai që ka bërë diferencën në vendimin e Elseid Hysajt për të vazhduar te kjo skuadër dhe për të kërkuar rinovimin me klubin italian.

Këtë e shpjegon menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë ka treguar se si kapiteni i kuqezinjve kishte krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me teknikun italian.

“Jemi në kontakte me Napolin për rinovimin e Hysajt. Gjatë periudhës së merkatos ka pasur disa oferta por zgjodhi të qëndronte te Napoli për shkak të raportit të bukur që ka krijuar me Gatuzon.

Nëse në pankinën e kaltër do të kishte qenë një trajner tjetër, Hysaj do të kishte ikur. Tani prioriteti i tij është rinovimi me Napolin, por duhet të kuptojmë çfarë qëllimesh ka klubi”, tha Xhiufredi.

“Dita e gjykimit është caktuar deri para fundit të tetorit, për atë datë do të mësohet se si është mbyllur gjithçka. Të mos harrojmë se pas më pak se tre muajsh, Hysaj mund të akordohet me në klub të ri me parametër zero.

Nuk mund të presim më”, tha ai, duke paralajmëruar Napolin se mund të humbiste lojtarin pa përfituar asgjë nga ai. /vipsport/