Elseid Hysaj do të fillojë të shohë vërdallë për një klub të ri, meqë te Napoli nuk po i propozojnë një rinovim që pritet prej dy vitesh.
Ky është mendimi i menaxherit të futbollistit shqiptar, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë për mediat italiane ka treguar se e ardhmja e tij me shumë mundësi është larg Napolit.
“Flitet për rinovimin prej dy vitesh. Napoli kishte disa kërkesa dhe është e kuptueshme. I kemi shkuar ndesh kërkesave të tyre, i kemi kuptuar në çdo pike.
Për momentin nuk di të them nëse do të rinovohet, por për respekt të futbollistit, mendoj se ka ardhur momenti që të shohim rreth e rrotull dhe do ta bëjmë që në dhjetor. Më pas, që nga shkurti lojtari mund të firmosë më një klub tjetër”, tha menaxheri.
Ndërkohë, nuk është e qartë nëse Hysaj do të vazhdojë në Serinë A apo do të zgjedhë një kampionat tjetër. “E ardhmja në Serinë A? Nuk e di.
Mund të them vetëm që ka një vlerë të madhe ndërkombëtare dhe nuk ka shumë mbrojtës të djathtë në qarkullim”, ishin fjalët e Xhiufredit. /vipsport/