Tek Dinamo eshte kthyer ne nje çeshtje problemi i largimit apo jo te trajnerit Blendi Shkembi, ndonese rezultatet e saj vazhdojne te jene te keqija.

Para ndeshjes se sotme me Partizanit, edhe tifozet e kesaj skuadre i dolen kunder duke shpalosur ne stadium nje banderole gjigande kunder tij. Megjithate Dinamo humbi serish dhe vete trajneri nuk ka nder mend te largohet.

Por jo vetem kaq. Gazetaret dhe opinionistet ne platformen qe transmeton ndeshjet e Superliges, mesa duket po luajne rolin e tyre per ta mbajtur Shkembi ne detyre. Si rrjedhoje, ndaj ketij veprimi ka reaguar ashper menaxheri Andi Matraxhiu qe permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale pak me pare shkruan:

“Eshte e kote qe te gjithe grupi i Supersport merr ne mbrojtje trajnerin Shkembi. Une e respektoj si djal trajnerin ne fjale, por ne gjykim duhet te jemi korrekt.

E para punes, qe ne koment, u disinformuar telespektatori per banderolen e shfaqur, qe eshte nje veprim anti-gazetaresk, e dyta, pas ndeshjes, kishte vetem justifikime!

Nuk jeni kaq paqesor, se ju ndoqa kur i bete nje dush te ftohte Longos, pse humbi me Lacin, qe eshte nje rival i forte dhe per me teper ju anullua nje gol i rregullt dhe humben 11-metersh ne fund.

Mund te fshihni pas gishtit fytyren tuaj, por jo fjalet tuaja”.