HomeKRYESOREMenaxheri Mendes tenton transferimin e madh: City, merre Cristiano Ronaldon!

Menaxheri Mendes tenton transferimin e madh: City, merre Cristiano Ronaldon!

Cristiano Ronaldo i propozohet anglezëve të Manchester City. Ky është lajmi i madh i Corriere dello Sport në Itali.

Gazeta italianë shkruan se Jorge Mendes është futur në lojë dhe po tenton transferimin e sulmuesit portugez të kampionët e Anglisë.

Mendes ua ka propozuar “Qytetarëve”, që do të kundërpërgjigjeshin ndaj PSG që mori Lionel Messin nga Barcelona.

Kalimi i Ronaldos në skuadrën e Pep Guardiola do ta rriste shumë imazhin e Manchester City.

Gjithsesi mbetet të shikohet nëse ata do ta blinin sulmuesin nga Juventusi. Deri më tani thuhet se Harry Kane është objektivi kryesor për sulmin. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments