Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMenaxheri shkodran 'thumbon' Hallaçin: Faleminderit që ia kalove krizën Vllaznisë! Tani jemi...

Menaxheri shkodran ‘thumbon’ Hallaçin: Faleminderit që ia kalove krizën Vllaznisë! Tani jemi +15

Vllaznia ka mundur sot edhe Kukesin dhe ka ruajtur distancen prej +9 me ndjekesen e tij me te afer, nderkohe qe me kukesianet distanca ka shkuar ne +15.

Nje diference shume e madhe qe e ka zhytur ne nje krize edhe me te thelle skuadren qe drejtohet nga trajneri Hallaçi i cili ne fakt diten e djeshme ne konferencen e shtypit te pragndeshjes, do te deklaronte se shpresonte te fitonin ndaj Vllaznise, per t’ia transmetuar asaj krizen.

Por ne fakt kjo nuk ka ndodhur dhe si rrjedhoje trajneri i Kukesit eshte pare te tejet i zhgenjyer pas humbjes 0-1 ndaj kuqebluve.

Nga ana tjeter, per te shtuar edhe me shume zemerimin e tij ka menduar menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi i cili e ka ngacmuar jo pak Hallaçin permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale.

“Faleminderit Hallaçi per krizen qe i kalove Vllaznise. Te thashe qe mbreme se do jemi +15 bashke”- shkruan ai./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments