Stadiumi i Kukësit është drejt përfundimit. Klubi dhe presidenti Safet Gjici kishin premtuar që impianti i ri do të hapej me 15 tetor, por një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa inagurimi pritet të bëhet pas 20 ditësh.

Sot në “Zeqir Ymeri” ka nisur shtrimi i tapetit që kërkon të paktën 3 javë për të qenë gati dhe deri në ato kohë, Kukësi do të luajë sërish jashtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Gjici që është edhe kryetari I Bashkisë, Kukës është shprehur se tani gjithçka është drejt fundit dhe ka nisur shtrimi i tapetit. Tashmë pritjes për stadiumin e ri të Kukësit po i vjen fundit dhe inagurimi do të ndodhë pas 3 javësh.

Postimi i Safet Gjicit:

“Tani duket se gjithçka është drejt fundit, ku ka nisur edhe shtrimi i fushës me tapetin e gjelbër. Çdo gjë po merr formën e duhur. E gjithë vëmendja për Ju! Të gjithë bashkë për Kukësin që Duam!”.