Skënderbeu humbi dje 0-4 me Tiranën për javën e 28 të Superligës. Me vetëm 20 pikë, korçarët mbajnë vendin e fundit në klasifikim, duke qenë me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Në Rubrika Sportive, Fatmir Mëneri ka thënë se dikush duhet të kërkojë falje dhe të tregojë ku janë të ardhurat e klubit që janë fituar nga pjesëmarrjet evropiane.

“Te Skënderbeu, mbrëmë pas ndeshjes kur pothuajse u hodhën armët, dikush duhet të skuqet, dikush të ndjejë turp dhe të kërkojë falje për ato para që janë fituar nga Europa dhe nuk dihet ku ka shkuar.

Di që janë zyrtarisht mbi 13 milionë euro dhe nuk është paguar as gjoba nga UEFA (1 milionë euro)”, tha Mneri./newsport/