Futbollisti shqiptar i Bristol City-t, Anis Mehmeti, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Bristol City dhe rregullorja e FIFA-s i lejon që të bisedojë zyrtarisht me skuadra të tjera, të cilat mund të jenë destinacionet e radhës të karrierës së tij.
24-vjeçari në Championship ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asist në 26 takime ndërsa forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premier League.
Sipas raportimeve të fundit nga Anglia interes për shërbimet e djaloshit të lindur në Londër ka shfaqur edhe një skuadër e Ligue 1 franceze.


