Laçi luan përballë Iskras më 7 korrik në “Elbasan Arena”. Takimi i vlefshëm për turin e parë të Conference League fillon në orën 20:00, teksa kurbinasit do kërkojnë rezultat pozitiv në shtëpi, për të udhëtuar më të sigurt ndeshjen e kthimit.

Bardhezinjtë nuk kanë qenë dhe aq aktivë në merkaton e verës, teksa në UEFA është dërguar dhe lista e lojtarëve të federuar. Mbrojtja tregon probleme për Laçin, ndërsa në sulm dhe mesfushë shfaqen me disa alternativa.

Portierë: Ertelio Biba, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Luka Cuçin, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Renato Malota, Viktor Velkoski

Mesfushorë: Mishel Babatunde, Mario Barjamaj, Renato Ziko, Serxho Ujka, Sebastjan Spahiu, Segerso Geci, Iljasa Zulfiji

Sulmues: Fatmir Prengaj, Saliu Guindo, Mentor Mazrekaj,Adeleke Akiniemi, Van Dejv Harmon, Dejan Zarubica