Edhe pse është mbyllur tregu i transferimeve dimëror, skuadra e Flamurtarit ka “goditur” me afrimin e ri. Bëhet fjalë për mesfushorin defensiv Jacques Mbe.
CR Belouizdad ishte eksperienca e fundit futbollistike, por prej disa muajësh ndodhej pa klub . Duket se drejtuesit e Flamurtarit e kanë bindur kamerunasin për të luajtur me ta, ndonëse nuk ndodhen në një moment të mire, përsa i takon rezultateve.
Fakti që Mbe vlen 700 mijë euro sipas “Transfermarkt”, tregues se 26-vjeçari ka potencial të madh dhe mund të ndryshojë ekuilibrat në ekipin vlonjat.
Pas 23 javësh të zhvilluara Superiore, Flamurtari mban vendin e fundit me 19 pikë, ndërsa nesër përballet me Dinamon në “Air Albania”.


