Dinamo ishte nje nga ekipet me te mira ne kampionatit te kaluar teksa u ndaj nga Vllaznia ne gjysmefinalen e “Final 4”, por drejtuesit e saj duken te bindur qe ne sezonin e ri te bejne edhe me mire, duke tentuar fitimin e titullit kampion. Per kete arsye behet e ditur se po behen planet per afrimin e lojtareve cilesore.

Por nga sa duket, nuk do te kete vetem afrime. Dy futbolliste qe ishin pjese e bluve ne sezonin e fundit me shume mundesi do te bejne valixhet gati dhe per t’u larguar nga kjo skuader.

Behet fjale per mbrojtesin e djathte Jorgo Meksi dhe per mesfushorin Ardit Toli. Të dy futbollistëve iu përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin. Në këto kushte në fund të qershorit do të jenë futbollistë të lirë dhe në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën.

Vlen të theksohet se do të jenë largime me peshë, pasi të dy futbollistët kanë qenë pika kyçe në formacionin  e Ilir Dajës. Toli u transferua te Dinamo në shtatorin e kaluar dhe ka luajtur 29 ndeshje, ku ka asistuar në 3 raste. Ndëkohë Meksi iu bashkua në janar të 2024 dhe ka luajur në 41 ndeshje. Ka shënuar 1 gola dhe ka asistuar në 2 raste.