Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Jo vetëm largime, bardheblutë prezantojnë përforcimin e parë

MERKATO/ Jo vetëm largime, bardheblutë prezantojnë përforcimin e parë

Largimi i 9 lojtarëve sigurisht që e ka bërë mëse të domosdoshme ndërhyrjen në merkato për drejtuesit e Tiranës. Dhe në fakt ato kanë nisur menjëherë punën për plotësimin e skuadrës me lojtarët e duhur. Mbrëmjen e sotme bardheblutë kanë prezantuar edhe përforcimin e parë.

Bëhet fjalë për Patrik Mysloviç. Mesfushori ofensiv është transferimi i parë për merkaton e dimrit, ndërsa konsiderohet i bujshëm. Për herë të fundit, sllovaku ishte pjesë e Levski Sofias. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 500 mijë euro. Kontrata e firmosur ndërkohë është 3-vjeçare.

Një tjetër transferim që pritej dhe raportohet se ka dështuar është Leon Krekoviç. Emra si Johan Kortez dhe Fredi Alvarez pritet të prezantohen në vijim.

Njoftimi i Tiranës:

“Mirësevjen, Patrik! KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Patrik Myslovic. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me mesfushorin sulmues 24-vjeçar, i cili do të bëhet pjesë e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme.

Myslovic ka luajtur më parë te MŠK Žilina, Aberdeen dhe Levski Sofia, dhe tani është përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e bardhebluve!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments