Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Klubi i kategorisë së parë firmos me 5 lojtarë të rinj

MERKATO/ Klubi i kategorisë së parë firmos me 5 lojtarë të rinj

Klubi i Ilirisë ka njoftuar në rrjetet sociale marrëveshjen me 5 futbollistë të rinj para pak çastesh. Fjala është për portierin Klevis Hasaj, mesfushorët Xheron Osma dhe Musa Yahaya.

Fushë-Kruajsit kanë zyrtarizuar edhe dy sulmues, Mohamed Fofana e Santiago Rodriguez. Kjo lëvizje masive ka si synim përforcimin e skuadrës për të arritur objektivin madhor, ngjitjen në Superiore.

Edhe pse e nisën sezonin me synimin madhor për të kapur elitën e futbollit shqiptar, në javën e fundit po përjetonë krizë të thellë rezultatesh, 4 humbje radhazi dhe vendi i 9-të në Kategorinë e Parë, madje në të tilla kushte, rrezikojnë rënien në Kategorinë e Dytë.  

“Klubi i Futbollit dëshiron të njoftojë se ka arritur marrëveshje me 5 futbollistë të rinj, të cilët nga dita e nesërme do t’i bashkohen ekipit dhe do të jenë pjesë e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit:

• Xheron Osma – 23 vjeç, mesfushor

• Klevis Hasaj – 17 vjeç, portier

• Mohamed Fofana – 25 vjeç, sulmues

• Santiago Rodriguez – 24 vjeç, sulmues

• Musa Yahaya – 28 vjeç, mesfushor

Klubi u uron mirëseardhje lojtarëve dhe suksese me fanellën tonë”- shkruhet në njoftimin e KF Iliria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments