Karlos Nazayro Rivas është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verilindor përmes një postimi në rrjetet sociale. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për 2-vjecare.
Postimi i plotë
WELCOME CARLOS NAZAYRO RIVAS
Futboll Klub Kukësi njofton se Sulmues Krahu Carlos Nazayro Rivas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
23 vjeçari, i lindur në Peru, vjen te Kukesi nga kampionati Peruian! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Nazayro!
Skeda e Lojtarit:
Emri: Carlos Nazayro Rivas
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Peru
Pozicioni: Sulmues Krahu