Luftetari kerkon te tjera perforcime nga Shkodra. Pasi ka firmosur me dy mesfushoret Behar Ramadani dhe Erjon Vucaj, gjirokastritet diten e djeshme kane zyrtarizuar edhe marrjen e nje tjeter lojtari nga kryeqendra e Veriut.
Behet fjale per Elidon Dulajn. 23 vjeçari qe eshte nen kontrate me Vllaznine, ka pranuar te kaloje serish tek nje skuader tjeter ashtu siç beri sezonin e kaluar kur iu bashkua Burrelit.
Por tashme ka zgjedhur nje tjeter skuader, per me teper nje pretendente te kategorise se dyte e cila ka nje projekt serioz per ngjitjen ne te paren dhe per kete arsye ka kerkuar edhe fuqizimin me lojtare cilesore edhe nga Superiorja.
Dulaj ka disa dite qe i eshte bashkuar ne stervitje AF Luftetarit dhe madje diten e djeshme edhe ka firmosur kontraten njevjeçare me te. Ne kete menyre ai behet shkodrani i trete qe do te kontribuoje per kete skuader ne sezonin, por duhet thene se shkodranet prej vitesh e kane patur si shtepine e tyre te dyte Gjirokastren dhe keshtu po ndodh edhe kete here./www.shkodrasport.com/