Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMERKATO/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare transferohet në Rusi

MERKATO/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare transferohet në Rusi

Lojtari- zbulim i kombëtares shqiptare në eliminatoret e Botërorit të fundit- Klinsman Cake, pritet të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së dimrit. Ai ka bërë paraqitje shumë të mira gjatë sezoneve të fundit me ekipin e Shkëndijës së Tetovës dhe si rrjedhojë tashmë mendohet që ai të jetë pjesë e merkatos.

Madje, media të ndryshme e bëjnë fakt të kryer. Sipas tyre drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës e kanë shitur në Rusi yllin e ekipit, Klinsman Cake. Bëhet e ditur se mbrojtësi do ta vazhdojë karrierën te Ahmat Grozny.

Futbollisti i kombëtares dilte si futbollist i lirë në verë, pasi ishte në 6 mujorin e fundit të kontratës. Shkëndija në këtë formë nuk e humb me parametra zero. Një lëvizje e rëndësishme e Cakes, që rrit nivelin e tij, po ashtu kuqezinjtë përfitojnë diçka.

Merita të mëdha në këtë lëvizje ka agjenti i Cakes, Shkumbin Qormemeti. Ai ka lidhje të forta me Ahmat Grozny ku më herët ka luajtur Berisha, Balaj e Roshi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments