Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMERKATO/ Mesfushori shkodran Justin Ferizaj firmos në ligën e dytë angleze

MERKATO/ Mesfushori shkodran Justin Ferizaj firmos në ligën e dytë angleze

Futbollisti me origjinë nga Shkodra Justin Ferizaj, tashmë është bërë me një skuadër të re. Ditën e djeshme ai është prezantuar tek Crawley Town, skuadër e cila merr pjesë në kampionatin “League Two” në Angli. Kjo e fundit kishte disa kohë që e ndiqte lojtarin i cili vetëm pak ditë më parë festoi 21 vjetorin e tij të lindjes.

Dhe si rrjedhojë në fund e ka bindur të firmoste me ta, teksa palët kanë rënë dakord për të qenë sëbashku për dy vite e gjysëm sepse kaq do të jetë kohëzgjatja e kontratës së tij.

Justin Ferizaj deri para pak kohësh ishte pjesë e ekipit Bray Wanderers i cili e humbi vetëm në finale të drejtën për të luajtur në sezonin e ri në “Premier Divizion” të Irlandës. Në këto rrethan, ai e ka parë të arsyeshme që të ndryshojë ambient dhe si rrjedhojë ka zgjedhur në kalojë në Angli tek Crawley Town.

Kujtojmë që Justin është formuar si futbollist tek Shamrock Rovers, duke debutuar me ekipin e tyre të parë që në vitin 2022 e kjo i dha mundësinë që të ekspozohej në futbollin europian. Si rrjedhojë firmosi në Itali me Frosinone, por atje gjërat nuk i kanë shkuar ashtu si duhet dhe vendosi të rikthehej sërish në Irlandë por vetëm për pak muaj.

Lojtari që ka luajtur me të gjitha ekipet kombëtare të moshave të Irlandës tashmë do të provojë të tregojë vlerat e tij në futbollin anglez dhe beson shumë që shumë shpejt ka për t’i ngjitur shkallët e karrierës së tij.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments