Apolonia në merkato ka afruar lojtarë aty ku ka pasur nevojë, duke zëvendësuar edhe largimet e pak ditëve më parë. Ismaila Diop u afrua në Fier si dhe myzeqarët kanë marrë në huazim nga Dinamo e Zagrebit sulmuesin Mario Vasilji.

Por, në limitet e tregut kanë arritur akord me 19- vjeçarin Mateo Shanaj, mesfushor qendre, që është aktivizuar te Turbina e Cërrikut, por nga këta të fundit kanë afruar edhe mbrojtësin Rei Zaimi, një 22-vjeçar që mund të luajë edhe në krahun e majtë.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe dalje. Nga skuadra fierakë është larguar së fundmi Kumani, që është dhënë në huazim te Tomori.

Ndërsa më parë janë divorcuar Ndraxhi, Bumbar, Artur , që në verë u bënë pjesë e projektit të Superiores së ekipit fierak dhe ishin titullarë madje në elitë.