Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Një tjetër ish- lojtar i kombëtares shqiptare pranë firmës me bardheblutë

MERKATO/ Një tjetër ish- lojtar i kombëtares shqiptare pranë firmës me bardheblutë

Skuadra e Tiranës vazhdon afrimet e bujshëm në merkaton e janarit ku praktikisht po rindërtohet nga e para ekipi në dispozicion të trajnerit Ardijan Nuhiju.

Mediat bëjnë të ditur se tashmë bardhebluve do u afrohet një tjetër emër cilësor, mesfushori Kamer Qaka, i cili në vitet e fundit ka luajtur me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës. Fakti se Qaka kishte përfunduar si alternativë në stol te tetovarët bëri që ai dhe klubi të ndanin rrugët gjatë merkatos së janarit.

Për mesfushorin u interesuan menjëherë klube të ndryshme në Superiore, por ai gjeti shpejt akordin me Tiranën dhe do të mbërrijë në kryeqytet që këtë të premte për firmën.

Shumë pranë firmës me këtë skuadër përveç Qakës, siç kemi bërë të ditur është edhe një tjetër ish- lojtar i kombëtares shqiptare, pikërisht Endri Çekiçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments