Sekou Sidibe është zyrtarisht lojtar i Partizanit. 24-vjeçari u prezantua sot me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 nga të kuqtë. Sulmuesi i krahut të djathtë shikohet si dëshira e madhe e trajnerit Kërnaja. Ky i fundit prej kohësh ishte shprehur që po punohet për një afrim në këtë pozicion.
I lindur në Bregun e Fildishtë dhe që ka luajtur me moshat e Belgjikës, Sidibe ka kryer edhe seancat e para stërvitore me Partizanin. Për herë të fundit ishte pjesë e La Luviere në Belgjikë, ndërsa është produkt i akademisë së PSV.
Ky është edhe transferimi i dytë me Agim Ibraimin si drejtor sportiv. I pari ishte ai i Kamer Qakës për mesfushën.
Njoftimi i Partizanit:
“Sekou Sidibe është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Belgjika. 24 vjeçar ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm dhe është prezantuar sot në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.
Sidibe është formuar si lojtar në ekipet e moshave të klubit holandez PSV Eindhoven, si dhe ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësueseve të Belgjikës U-15 deri U-19
Ai ka luajtur gjithashtu me Universitatea Craiova në Rumani dhe së fundmi me La Louvière në Jupiler Pro League të Belgjikës”.


