Xhovalin Trifoni është lojtar i Teutës, siç është zbuluar në Fier sot. Durrsakët kanë goditur dje në fundin e merkatos me 21-vjeçarin, që shton forcat në krahun e djathtë të sulmit ku më parë u largua David Fadairo.
Talenti fierak do e ketë eksperiencën e parë larg Apolonisë. Këtë sezon shënoi pesë gola në 14 javë të Kategorisë së Parë. Në edicionin e kaluar ndërkohë numëronte 13 gola.
Teuta është pa fitore prej nëntë ndeshjesh në kampionat. Kështu po kalon periudhën më të vështirë.


